Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Prej sot dorëzohen dokumentet për ndihmë dhe pension social në Maqedoninë e...

Prej sot dorëzohen dokumentet për ndihmë dhe pension social në Maqedoninë e Veriut

Të gjithë personat të cilët janë në rrezik social sot mund të paraqiten në qendrat kompetente për punë sociale, të parashtrojnë kërkesa në mënyrë që të mund t’i marrin kompensimet e reja të parapara me reformën sociale. Pagesa e të drejtave sociale, sipas ligjeve të reja, fillon gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa ndihma rritet për rreth 300 për qind. Me reformën, brenda vitit në buxhet janë paraparë dy miliardë denarë.

Sipas MPPS-së, me reformën janë përfshirë të gjithë të cilët deri më tani kanë marrë ndihmë sociale, amvisëritë me fëmijë të cilët janë me një rrogë minimale, prindër të papunë të cilët kanë ruajtur fëmijë me pengesa, ndërkaq janë mbi 62 vjeç për grua dhe 64 për burrë, dhe persona mbi 65 vjeç të cilët nuk kanë realizuar të drejtën e pensionit të moshës, për shkak se nuk kanë mjaft vite stazh pune. Me reformën sociale, MPPS pret të tërhiqen mbi 30.000 amvisëri nga varfëria.

Me këtë reformë vendoset pako familjare apo të ardhura minimale adekuate që i përmban në vete edhe shtesën për fëmijë dhe atë arsimore, shtesën energjetike, por edhe atë transferin social që shteti ka për obligim t’ua transferojë familjeve të varfëra. Me tërë reformën rritet për 20 herë numri i fëmijëve të cilët do të marrin shtesë të fëmijëve dhe arsimore. Me reformën, për herë të parë vendoset edhe Ligji për siguri sociale të personave të moshuar, ndërsa me atë vendoset edhe pension shtetëror në shumë prej rreth 6.000 denarëve, e cila paguhet përmes sistemit social, e jo si kontribut nga sistemi pensional. Gjashtë mijë qytetarë të cilët nuk kanë realizuar të drejtën e pensionit të moshës për herë të parë duhet ta marrin këtë shtesë.

Për personat me pengesa plotësisht vendosen masa të cilat do ta lehtësojnë përditshmërinë e prindërve të fëmijëve me pengesa, por gjithashtu të gjitha transferet të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejtë për lehtësim të jetesës së personave me pengesa mbeten në këtë ligj si të tilla dhe vazhdimisht avancohen. Vendoset kompensim i përhershëm prej 8.000 denarëve për të gjithë prindërit të cilët kanë ruajtur fëmijë, ndërkaq tani janë në moshë prej 62 apo 64 vjeç. Plotësisht për ata prindër të cilët kanë fëmijë me pengesa, ndërkaq janë të punësuar kompensimi për orar të shkurtuar do të paraqesë deri 50 për qind nga rroga mesatare, ndërkaq kjo është pothuajse tre herë rritje e kompensimit të cilin sot e marrin ata prindër.

Shfrytëzuesit e ndihmës sociale financiare të cilët tashmë janë në sistem, ndërkaq kanë fëmijë në periudhë arsimore (fillore dhe arsim të mesëm) do të thirren në qendrat ku duhet të parashtrojnë kërkesë në mënyrë që në pagesën e ardhshme në qershor e cila do t’i referohet majit, t’u llogariten edhe shtesa arsimore dhe ajo e fëmijëve dhe të formohet pako familjare.

Me reformën sociale një familje katëranëtarëshe me dy fëmijë në shkollë do të marrë kompensim mujor prej 10.600 denarëve. Kjo është pako familjare që i përmban të drejtat e të ardhurave të garantuara minimale, shtesës së fëmijëve dhe arsimore dhe shtesës energjetike. Familja e njejtë tani më shpesh ka marrë ndihmë sociale prej rreth 3.000 denarëve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews