Ballina Aktualitet Rajoni Plani-Makron, BE-ja hap “thesin” për Ballkanin! Ja si do ndahen 150 mln...

Plani-Makron, BE-ja hap “thesin” për Ballkanin! Ja si do ndahen 150 mln euro ndihma

Menjëherë pas përfundimit të Samitit të Berlinit, qeveria franceze ka publikuar një strategji për Ballkanin Perëndimor. Strategjia vjen si një shenjë përkushtimi e Francës për integrimin dhe zhvillimin ekonomik e social, si dhe për forcimin e sundimit të ligjit në të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e strategjisë janë edhe disa masa konkrete. Një ndër to është intensifikimi i marrëdhënieve politike me rajonin.

Në kuadër të kësaj, Emmanuel Macron do të vizitojë Serbinë në Korrik ndërkohë që brenda vitit, Ministri i Punëve të Jashtme të Francës do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën.

Franca zotohet të forcojë bashkëpunimin dypalësh me vendet e rajonit në këto fusha: zhvillimi ekonomik dhe social me ndërhyrjen e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), siguria dhe drejtësia. Ndihma vjetore e siguruar nga qeveria franceze, fillimisht 100-150 milion euro, do të shërbejë si levë për financimin e donatorëve të tjerë.

Sa i përket sigurisë, lufta kundër trafikimit të paligjshëm të armëve të vogla dhe armëve të lehta, krijimi i njësive të përhershme të inteligjencës kriminale, lufta kundër terrorizmit dhe radikalizimit, janë piketat kryesore.

Bashkëpunimi i ri mbi krimin financiar dhe ekonomik, trafikimin e pronës kulturore dhe specieve të mbrojtura, janë ndër shtyllat kryesore mbi të cilat do të bazohet ndihma e qeverisë franceze në drejtim të drejtësisë ndaj 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. /Scan TV

@tn.lajmelokale
@tetovanews