Ballina Shëndeti Këshilla Pija e mrekullueshme për trupin dhe mendjen

Pija e mrekullueshme për trupin dhe mendjen

Kjo është pija që relakson trupin dhe mendjen dhe ju çliron nga stresi!

Receta për qumështin e trëndafiltë kohët e fundit ka qarkulluar në internet dhe ka fituar vëmendjen e të gjithëve për shkak të ngjyrës së veçantë, por edhe për përfitimet që i jep trupit dhe mendjes suaj.

Autorja e “Libri i gatimit”, Mafalda Pinto Leite shpjegon se si ky lloj qumështi përdoret në mjekësinë Ayurvedic si një qetësues për trupin dhe mendjen.

Çfarë është qumështi rozë? Petalet e trëndafilit i japin kësaj pijeje shijen e duhur, ndërsa ndihmon në hapjen e venave të zemrës, duke përhapur qetësi në gjithë qenien tuaj. Përbërësit që i japin jetë qumështit rozë veprojnë në nivelin e palpitacioneve dhe gjithashtu mbështesin funksionimin e veshkave falë pranisë së trëndafilit.

Përgatitja në shtëpi është me të vërtetë shumë e thjeshtë dhe së paku një herë duhet ta provojmë të gjithë. Përbërësit që na nevojiten janë si më poshtë: 2 gota qumësht kokosi, 1 lugë mjaltë, 1 lugë çaji me gjalpë të shkrirë, 1 lugë çaji ujë, 2 lugë lëng me panxhar të freskët, 1/4 lugë çaji pluhur vanilje dhe petale të thata trëndafili. Fillimisht, ngrohni qumështin e kokosit së bashku me lëngun e panxharit në një tenxhere të vogël. Para se të vlojnë, ne hedhim gjithçka në një blender dhe shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë, përveç petaleve të thata. Pasi lëngu të jetë shkumëzuar, hidheni në një shishe dhe pijeni nga një gllënjkë çdo natë para se të shkoni për të fjetur.

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews