Ballina Sport “Përmbysja e shekullit”, Liverpool kalon në finalen e Champions (VIDEO)

“Përmbysja e shekullit”, Liverpool kalon në finalen e Champions (VIDEO)

Të pabesueshmen e arrin vetëm Liverpool. “Të kuqtë” arritën të përmbysnin rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Barcelonës duke fituar 4-0 dhe duke u kualifikuar në këtë mënyrë në finalen e madhe të Champions League.

Autorët e golave në “Anfiel Road” ishin Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum, të cilët shënuan nga dy gola. I pari që shënoi ishte Origi në minutën 7. Goli i tij u pasua me dy të tjerë nga Wijnaldum, i cili shënoi në minutat ‘54 dhe ‘56. Kaq mjaftoi dhe kishte shpresë për Liverpool-in dhe për ta siguruar fitoren mendoi sërish Origi në të ‘79-n.

Kështu, “të kuqtë” arritën të përmbysnin Barçën pas humbjes që pësuan në Camp Nou 3-0. Një ndeshje totalisht për t’u harruar për Messi-n. Ndërkohë nga ana tjetër djemtë e Jurgen Klopp janë në festë.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i mediave ndërkombëtare sportive, të cilët e kanë konsideruar fitoren e anglezëve si përmbysja e shekullit./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews