Ballina Kronika Përmbysja e furgonit, policia me litarë për ta nxjerrë nga lumi (Foto)

Përmbysja e furgonit, policia me litarë për ta nxjerrë nga lumi (Foto)

Një furgon mallrash, me targa AA195JX është përmbysur sot pasdite në ujërat e lumit Shkumbin nga një lartësi prej 200 metrash dhe për fat të mirë drejtusi i mjetit ka shpëtuar me lendime të lehta.

Por problemi i policisë, ka qenë nxjerrja nga uji e furgonit, i cili siç shihet edhe në foto, është tërhequr me litarë nga efektivët për ta nxjerrë në breg. Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd.

@tn.lajmelokale
@tetovanews