Ballina Kultura Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në Eurovision ja si u bojkotua nga...

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në Eurovision ja si u bojkotua nga vetë maqedonasit?! (FOTO)

Këngëtarja e Maqedonisë së Veriut, Tamara në finalen e “Eurovision 2019” u bojkotua edhe nga vetë bashkëkombasit esaj. Lëvizja “Bojkotoj” bëri një fushatë kundër saj, pasi që përfaqësohej me emrin e ri të shtetit Maqedonia e Veriut dhe jo Maqedonia. Një pjesë e portaleve kanë komentuar se Tamara nga juria profesionale arriti në vendin e dytë dhe pranë fitores, mirëpo mori vetëm 58 vota nga televotingu apo publiku që e ka përkrahur. Më tej nënvizohet se maqedonasit në diasporë dhe ata brenda nuk kanë votuar për Tamarën, e cila u radhit në vendin e 8-të. (INA)

 

Loading...