Ballina Aktualitet Rajoni Pas shirave të rrëmbyeshëm, nisin reshjet e dendura të borës në mes...

Pas shirave të rrëmbyeshëm, nisin reshjet e dendura të borës në mes të majit (VIDEO)

Përveç shiut dhe përmbytjeve në një sërë zonash në Bosnjë dhe Hercegovinë, banorët e Krajinës boshjake, më saktësisht ata pranë Korçanicës u befasuan nga reshjet intensive të dëborës.

Mediat boshnjake e kanë publikuar gjerësisht lajmin gjatë ditës së sotme. Një video tregon një shofer kamioni të ngarkuar me dru nën reshjet e dëborës.

Videoja është regjistruar pranë Urës Sansky. Korçanica ndodhet 32 kilometra nga Sanski Most dhe një pjesë e malit Grmeč.

Ndërkohë, Ballkani pritet që në ditët përmbyllëse të kësaj jave të preket nga përmbytjet për shkak të shirave të dendur që vijojë prej disa ditësh, edhe në Shqipëri.

@tn.lajmelokale
@tetovanews