Ballina Aktualitet Paralajmërimi i fortë i Nikoll Lesit: Këtu do ketë luftë duke nisur...

Paralajmërimi i fortë i Nikoll Lesit: Këtu do ketë luftë duke nisur nga e shtuna!

Gazetari Nikoll Lesi në një shkrim të botuar sot në gazetën “Koha Jonë” ka analizuar krizën politike që ka mbërthyer vendin, duke argumentuar se me mungesën e zgjidhjes dhe një tjetër protestë nga opozita si ajo e 11 majit në Tiranë, Shqipëria është duke shkuar drejt përplasjes civile.

Madje sipas botuesit të njohur, “lufta” do të nisë që nga e shtuna, pasi sipas tij s’do të ketë më marshim para Kryeministrisë por përplasje kokë më kokë.

SHKRIMI I NIKOLL LESIT:

Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Rama doli e tha se zgjedhjet do t’i zhvillojë më 30 qershor, se kush prek procesin e votimit do arrestohet dhe se do t’i fitojë të gjitha bashkitë dhe këshillat bashkiakë. Pra po shkon i vendosur drejt përplasjes kokë me kokë. Ndërkohë opozita ditën e shtunë, datë 11 maj, do të organizojë protestën e saj më të madhe që kur nisen protestat. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi po shkojnë cep më cep të vendit, duke takuar njerëzit për të ardhur në Tiranë më 11 maj. Edhe liderët e tjerë të opozitës janë në aksion.

Natyrisht që koha nuk pret më për protestë tjetër pas ditës së shtunë. Kryeministri Rama nuk pranon asnjë sugjerim apo kërkesë të opozitës për të shkuar në zgjedhje parlamentare dhe vendore me një qeveri kujdestare për zgjedhjet, ku Rama të mos jetë kryeministër. Madje, PS-ja dhe natyrisht Rama duken të vendosur për të shkuar më 30 qershor në votimet vendore. Opozita ka deklaruar se nuk do të lejojë zgjedhje, pa opozitën, dhe se atë ditë gjithë populli opozitar nuk do të lejojë votimet.

Kjo e ka ngritur tensionin politik në vend, sepse më datë 11 maj, ditën e shtunë para kryeministrisë nuk do ketë më marshim.

Lulzim Basha u takua dje me demokratë në Vaun e Dejës, ku deklaroi se nga qëndresa në protestën e 11 majit do të varen 5, 10 apo 15 vitet e ardhshme të vendit.

“Nga vendosmëria juaj, nga qëndresa juaj, nga forca juaj, nga kuraja juaj varet se si do të përfundojë kjo betejë. Në këto javë që vijnë, duke nisur nga 11 maji, do të varen ndoshta 5, 10 apo 15 vitet e ardhshme të Shqipërisë”,- u shpreh Basha.

Pra kush do të kuptojë, Lulzim Basha e dha verdiktin për ditën e shtunë dhe në vazhdim. Të shtunën në darkë do jemi dëshmitarë të asaj që do të ndryshojë sistemin politik në Shqipëri si dhe ku protestat e vitit ’90, ’91-’92 do të jenë lule krahasuar me atë do të ndodhë para kryeministrisë.

Mësohet se policia shqiptare ka marrë këto ditë pajisje të blinduara si dhe furnizime me gaz lotësjellës sa për një vit protesta. Po kështu burimet e rezervuara nga ministria e brendshme tregojnë se do të rritet numri i policisë për zgjedhjet, të cilët po vijnë nga radhët e trupave komando të ushtrisë.

Pra për përplasje frontale pushteti, por edhe opozita!

Si nuk ka një dreq ndërkombëtari të ndërhyjë, pasi do të ketë luftë mes palëve, e cila mund të përfundojë keq! Edhe një komisionere europiane me emrin Mogherini, e cila erdhi dje, foli me lëvdata për Edi Ramën, aq sa dukej sikur ishte Elisa Spiropali.

@tn.lajmelokale
@tetovanews