Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Paralajmërimet për stuhi të fuqishme, mobilizohen institucionet (VIDEO)

Paralajmërimet për stuhi të fuqishme, mobilizohen institucionet (VIDEO)

Temperaturat pranverore rikthehen pas të premtes. Edhe pse jemi në mes të muajit maj, moti më shumë i ngjanë stinës së vjeshtës. Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se në ditët e ardhshme i gjithë territori do të përfshihet nga reshje intensive të shiut dhe erë me intensitet të lartë. Ndërkohë që vendi pritet të “vizitohet” nga stuhia e fuqishme Enti Hidrometeorologjik, nuk specifikon ndonjë rajon si më të rrezikuar.

Deri të premten do të mbizotërojë moti me reshje të mëdha shiu dhe me erë të përforcuar. Pritet që deri të premten të ketë reshje shiu prej 50 deri 70 litra për metër katrorë – tha Dushanka Tanushevska, Enti Hidrometeorologjik.

Paralajmërimet për reshje të rrëmbyeshme kanë mobilizuar institucionet si Ndërmarrjen Publike “Ujësjellës dhe Kanalizime”, Qendrën për Menaxhim me Kriza, shërbimet zjarrfikëse dhe komunat për të marrë masa parandaluese. Qendra për Menaxhim me Kriza, apelon qytetarët që në raste rreziku për shkak të motit të keq, të paraqiten në numrin e telefonit 195.

Edhe një ditë më parë disa komuna kanë thirrur shtabet e tyre për menaxhim me kriza dhe kanë ndërmarrë disa masa. Kjo nënkupton kontrollimin e shtretërve të lumenjve, rrjetin e kanalizimeve, si dhe objektet e tjera – deklaroi Nadica Vckova, Qendra për Menaxhim me Kriza.

Nga Ndërmarrja Publike “ Ujësjellës dhe Kanalizime” informojnë se janë ndërmarr hapat e nevojshëm që sistemi atmosferik për shkarkimin e ujërave të mund të funksionojë pa pengesa. Si zona më kritike përmenden nënkalimi nga Autokomanda drejt Aerodromit, nënkalimi për tek Ministria e Brendshme, kryqëzimi tek hotel “ Kontinental” dhe kryqëzimi për në Butel.

@tn.lajmelokale
@tetovanews