Ballina Kronika Pamje me video nga operacioni në veri, kur ROSU arreston një të...

Pamje me video nga operacioni në veri, kur ROSU arreston një të dyshuar

Në veri të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka zhvilluar një aksion të gjerë, prej ku kanë mbetur dhjetëra persona të arrestuar.

Ndërkohë në mediat serbe është publikuar një video, ku shihet momenti i arrestimit të një personi në veri të Mitrovicës, saktësisht në “Mahallën e Boshnjakëve’, raporton Gazeta Express.

Në këtë video shihen një numër i lartë i pjesëtarëve të njësisë speciale ROSU të cilët kryejnë arrestimin.

Përveç veriut, aksione policore ka pasur edhe në pjesë të tjera të Republikës së Kosovës./GazetaExpress/

@tn.lajmelokale
@tetovanews