Ballina Bota Oslo, raund i ri bisedimesh mes qeverisë së Venezuelës e opozitës

Oslo, raund i ri bisedimesh mes qeverisë së Venezuelës e opozitës

Norvegjia tha të shtunën se përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës së Venezuelës do të kthehen në Oslo javën e ardhshme pas një raundi fillestar bisedimesh paraprake për mënyrën e trajtimit të krizës politike të vendit.

“Ne shpallim se përfaqësuesit e aktorëve kryesorë politikë në Venezuelë kanë vendosur të kthehen në Oslo javën e ardhshme për të vazhduar një proces të lehtësuar nga Norvegjia,” tha në një deklaratë ministria e jashtme e vendit skandinav.

“Ne përsërisim angazhimin tonë për të vazhduar mbështetjen e kërkimit për një zgjidhje të rënë dakord ndërmjet palëve në Venezuelë,” tha ajo.

Venezuela është zhytur në trazirat politike këtë vit pasi kreu i opozitës Juan Guaido thirri kushtetutën për të marrë një presidencë të përkohshme, duke hedhur poshtë rizgjedhjen e presidentit Nicolas Maduro në 2018 si mashtrim. Më shumë se 50 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumë anëtarë të Bashkimit Evropian, tani shohin Guaido si udhëheqës legjitim të Venezuelës.

Maduro, i cili mban kontrollin mbi institucionet shtetërore në mes të një krize ekonomike hiperinflacioniste dhe krizës humanitare, e quan Guaido një kukull të Uashingtonit.

VIDEO bonus:
Loading...