Ballina Bota Opozita turke kërkon anulimin e mandatit të Erdoganit, pas vendimit për Stambollin

Opozita turke kërkon anulimin e mandatit të Erdoganit, pas vendimit për Stambollin

Partia kryesore opozitare në Turqi ka bërë të ditur të mërkuren se e ka kërkuar formalisht anulimin e mandatit të presidentit Recep Tayyip Erdogan, për shkak se po ato mangësi të përmendura nga partia e të parit të Turqisë, AKP, kishin qenë të pranishme edhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar.

Partia Popullore Republikane (CHP) ka thënë po ashtu se votat për zyrtarët dhe këshillat në Stamboll, të dorëzuara në zarfet e njëjta me votën për kryebashkiak, duhet të anulohen, nëse zgjedhjet përsëriten. Partia AKP ka fituar shumicën në tre këshilla, transmeton Koha Ditore.

“Nëse jeni duke e shfuqizuar mandatin e Ekram Imamoglut… atëherë duhet ta anuloni edhe mandatin e presidentit Erdogan, shkaku që ligjet e njëjta, rregullat e njëjta, kërkesat e njëjta, vendvotime të njëjta si dhe kushte ishin të pranishme në të dyja zgjedhjet”, iu ka thënë gazetarëve zv.kryetari i CHP-së, Muharrem Erkek.

@tn.lajmelokale
@tetovanews