Ballina Lajmet kryesore Njihuni me 17 vjeçaren Mrikë Malsorja, alpinisten më të re që ngjiti...

Njihuni me 17 vjeçaren Mrikë Malsorja, alpinisten më të re që ngjiti majën Everest (Foto)

17 vjeçarja, Mrikë Malsorja është alpinistja më e re që ka ngjitur majën më të lartë në botë, Everest.

Adoleshentja është ngjitur në 8848 metër lartësi së bashku me babain e saj Arianit Nikçi.

“Mrikë Malsorja si 17 vjeçare njëherazi alpinistja më e re nga të gjithë pjesëmarrësit botëror në Ekspediten Everest 2019, së bashku me babain Arianit Nikçi, sot me datë 27 Maj në ora 6:10 ( ora lokale e Nepalit) të mëngjesit realizuan me sukses ngjitjen në majën më të lartë në botë në 8848 lartësi.”– shkruhet në faqen e Mrikës në Facebook.