Ballina Aktualitet Lajme Një reportazh dite nga Kërçova

Një reportazh dite nga Kërçova

Zylyftar Hoxha

Këto ditë me disa miqtë e mi, kryetarin e shoqatës “Tomorri” të Durrësit, Hajri Nuhu; kirurgun e njohur, prof. Hajli Alushanin, aktivistët Abdulla Bregu, Gëzim Alia dhe një grup gazetarësh ishim në Kërçovë të Maqedonisë së Veriut. Erdhëm këtu për një rast përkujtimor të një mësuesi patriot nga Skrapari, Pertef Therepeli, që, nëfillimet e viteve të Luftës së Dytë Botërore, erdhi në këto vise me mision çeljen e shkollave shqipe.

Prej asaj kohe dhe deri në vitin 1972, kur ai vdiq, shërbeu në shkollën e fshatit Jagoll të Kërçovës. Më pas, si pasojë e ndarjes së dy shteteve, izolimit dhe mungesës totale të kontakteve ai mbeti përtej kufijve “i harraur” nga të afërmit, nga bashëkëfshatarët dhe bashkëvendësit e tij, por jo i harruar nga ata që ai u shërbeu me përkushtim e devocion prej më shumë se 30 vjetësh, nga ish-nxënësit e tij, të cilët në nder dhe kujtim i kanë ngritur një simbolikë madhështore, një monument, më shumë në zemra se sa në vendin ku i prehen eshtrat.

Uskana ilire

Deri sa të zhvillohej aktiviteti të nesërmen, patëm kohëtërë mbasditen për të vizituar qytetin. Miqtë tanë na çuan së pari në muzeumin e qytetit, ku na priti drejtori i tij, profesor Ilmi Veliu, një historian pasionant, veçanërisht i periudhave të hershme ilire.

Pas muzeut, u ngjitëm pak më lartë, në kalanëilire të Uskanës, qendër e fisit të Penestëve e shekujve të III-IV. Kalaja me pak shenja të dukshme, por me themele të thellë, është e mbuluar nga një bimësi e dendur shekullore. Janë bërë aty përpjekje për zbulime arkeologjike, por ato janë zvarritur apo në mënyrë të rrafinuar janë sabotuar nga pala maqedonase, që nuk është e interesuar të dalë e vërteta e autoktonisë së shqiptarëve. Është abuzuar hapur me stratigrafinëe periudhave historike, janë zbuluar shtresat e periudhave osmane, mesjetare, bizantine, romake dhe kur ka ardhur puna nga fundi, çka ka qenë edhe kryesorja, qëështë periudha ilire, puna është ndalur aty, për “mungesë fondesh”(!). Kështu ka ndodhur jo vetëm me kalanë e Kërçovës, por pothuajse me të gjitha vendbanimet e lashta të Maqedonisë Veriore.

Dikur këtu ka qenë vendosur një bust i Shënderbeut, por u hoq në vitin 1947, kur u prishën marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Ish-Jugosllavisë.

Sot, në vend të tij, në kala është ndërtuar një simolikë memoriale tjetër, që duket paksa e sforcuardhe e vështirë “për t’u lexuar”. Ky memorial u kushtohet luftërave dhe viktimave maqedonase të të gjitha periudhave historike(!), ndërsa gjaku shqiptar është derdhur lumë dhe këtu s’ka asnjë shenjë.

Por le t’i lemë për një moment këto dhe të shijojmë bukuritë e rralla piktoreske të kësaj kalaje me tarraca e sheshe-belvedere nga ku mund të shikosh gjithë luginën e Kërçovës, malet e veshur me pyje të dendur përreth, malin e Ujëmirit me fshatrat në brinjë në veri dhe poshtë këmbëve të kalasë, qytetin e Kërçovës që e bën edhe më të bukur ai det gjelbërimi i pacënuar që zbretvrullshëm dhe futet rrëmba-rrëmba në lagjet periferike të tij.

“Nëna Shqiptare” e Zajazit

Çdo shtëpi shqiptare e traditës ka një vend të veçantë, prezantues, me të cilën “mburret”, dmth identifikohet me të drejtë i zoti i shtëpisë. Ndaj po shkove atje dhe nuk interesohesh për atë vend që e ka merak ai, më mirë mos shko ose mos thuaj që isha te filani. Kështu është edhe me qytetet dhe vendet e tjera që të bje rasti t’i vizitosh. Se, fjala vjen, të shkosh në Kërçovë dhe të mos vizitosh memorialin “Nëna Shqiptare” të Zajazit, mos thuaj se kam qenë në këtë qytet historik, pasi do të turpërohesh keqas.

Ndaj dhe ne, në tëthyer të ditës, buzë mbrëmjes,gjithë sa qemë, shkojmë në Babunec të Zajazit, pak kilometra në të dalë të qytetit, në rrugën nacionale Kërçovë – Tetovë – Shkup, ku ngrihet përmendorja në përkujtim të 300 shqiptarëve ngavisete Kosovës dhe tëMaqedonisë, të rënë 106 vjet më parë, në Luftën Ballkanike, një përmendore e ndërtuar me një koncept simbolik bashkëkohor, e prekshme, e paqtë, e denjë dhe frymëzuese.

Lavdi të rënëve!

Në një vend të merituar të historisë së arsimit shqiptar

Në Kërçovë, siç e kemi thënë më sipër, ne “na ka prurë” Pertef Therepeli. Kishte ikur nga kjo jetë me një peng në zemër. Me pengun që nuk erdhi dot në vendin e tij. Kishte ardhur një herë në vitin 1947, por pasi u prishën marrëdhëniet me Ish-Jugosllavinë, u mbyllën kufijtë. Disa herë u bëri kërkesë organeve qendrore nëShkup e Beograd, por askush nuk ia vuri veshin.

Kur vdiq, jagollasit, ish-kolegët etij, arsimtarë epedagogë, ish-nxënës, familjarë ku kishte bujtur dhe ngrënë bukë e përcollën për në banesën e fundit me një ceremoni madhështore, dinjitoze, siç e meritonte. Në nderimet e duhura ngeli pa u bërëvetëm një, ngeli ajo që ai digjej dhe që jagollasit e dinin, por nuk mund të bënin gjë, pengu i vendlindjes.

Por amanetin s’e tret dheu, thotë populli. Me t’u krijuar mundësia me hapjen e kufijve, ish-nxënës dhe banorë të ndjeshëm të Kërçovës, Jagollit dhe fshatrave përrethu munduan të plotësojnë në një farë mënyre dëshirën e tij.

Një përfaqësi e tyre, me në krye drejtorin e shkollës 9-vjeçare të Jagollit që mban emrin e Naim Frashëri, Ismet Selimi, profesor Qamil Fejza, profesor Nazif Selimi, Ahmet Mora, dr. Ilmi Veliu etj. kanë udhëtuar disa herëderi në Skrapar jo vetëm për t’a njohur më në detaje jetën dhe veprimtarinë e ish-mësuesit të tyre, por edhe për t’ua ndriçuar pjesën tjetër të panjohur të Pertefit për arsyet që thamë më sipër, bashkëpatriotëve të tij. Me kërkesën dhe propozimin e tyre ai ka marrë titullin Mësuesi i Popullit, titullin Qytetar Nderi i Kërçovës dhe Nderi i Skraparit. Emri i tij tashmë ka zënënjë vend të merituar në historinë e arsimit shqiptar.

Një grusht dhé nga vendlindja

Në ditën e dytë, në hyrje të fshatit Jagoll, ku ishin edhe varrezat e fshatit, kishin dalë të na prisnin banorë nga Kërçova dhe fshatrat përreth. Pas një ceremonie rasti në varrin memorial të mësuesit Pertef Therepeli, u ngjitëm në fshat në dy shkollat ku ai kishte dhënë mësim dhe në shtëpitë ku kishte banuar. Vizita vazhdoi më pas në shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri”, Jagoll.

Drejtori i kësaj shkolle, Ismet Selimi na njohu mbi historikun e shkollës, që fillimin si shkollë shqipe e kishte patur në vitin 1941, me mësues të parë të saj, Pertef Therepelin. Ai na njohu me regjistrat, amzën, ditaret dhe dokumente të tjerë origjinalë të mësuesit patriot.

Me një ceremoni të vogël, i dorëzuam shkollës libra nga bibliotekat tona personale, një portret në pikturë të mësues Pertefit, realizuar nga piktori Nuri Jaupi. Ndërsa mësuesi veteran, Abdulla Bregu, bashkëfshatar i Pertefit, dorëzoi një arkëz të vogël me dhé nga vendlindja, Blana e Therepelit

Në Qafë, këtë radhë jonë Qafën time, por në atë të Kërçovës!

Duke u ngjitur për në Jagoll, nga makina, Ismet Selimi më tregon fshtrat me radhë në shpat të malit të Ujëmirit. Përmend dhe një fshat me emrin Qafë, njësoj si fshati imnë Skrapar.

Të them të drejtën m’u bë qejfi që paska edhe një Qafë këtu.

“Si?- e pyes edhe një herë për t’u siguruar.

“Qafë, më thotë, pse”?

“Po dhe fshati im quhet Qafë”! – i them.

Zbrita nga makina për ta kundruar më mirë:

Çudi, i ngjante shumë fshatit tim, Qafës time, nga lartësia mbi nivelin e detit, nga ekspozicioni në drejtim të jugut, nga livadhet dhe gjelbërimi. Më thanë se Qafa është fshati më i bukur dhe më turistik, i tërë zonës së Kërçovës, ashtu si dhe Qafa ime, qëështë me resurse më të shumta turistike se të gjitha fshatrate e zonës së Potomit në Skrapar.

Por Qafa e Kërçovës, siç mësova më vonë nga bashkëbiseduesi, kishte ngashmëri edhe nga historia. Veçse historia e Qafës së Kërçovës ishte më e dhimbshme: Qafa e Kërçovës ishte djegur nga serbët në 1913-ën; ndërsa Qafa ime nga greku një vit më vonë, në 1914-ën.

Ndërsa banorët e fshatit tim braktisën fshatin dhe shkuan në Ullishtet e Beratit dhe të Vorës dhe u kthyen më vonë përsëri në fshat kur iku greku; atyre të Qafës së Kërçovës sërbi iu bë rrësk te dera tërë jetën.

Ndërsa nga Qafa ime atë vit u vranë nga armiku apo vdiqën nga sëmundjet mbi 20 shpirt; në Qafën e Kërçovës është bërë batërdia, është vrarë tërë fshati, burra, gra dhe fëmijë.

Ndërsa Qafa ime episodet e heroike të luftës ndaj grekut i ka “me torbë”, Qafa e Kërçovës këto episode i ka “me thasë”, i ka më heroike, më të dhimbshme dhe më proverbiale.

Mjafton të përmendësh vetëm njërën prej tyre, atë të Sulltanës së Qafës. Ndërsa serbët nxirrnin nga shtëpia-burg banorët e fshatit dhe i thernin si shqerrat, Sulltana merr gërshërët e dhenve, del në oborr dhe vret të parin, komandantin, pastaj dy shokët e tij. U merr pushkën nga dora, por nuk di ta përdorë. Ushtarët ikin të lemerisur, ndërsa njëri nga ata, nga distanca e godet me një plumb dhe e vret. Në këtë rrëmujë, hapet dera burg dhe njerëzit shkojnë në pyll për t’u fshehur, por ushtria sërbe i zbuloi më vonë dhe i vranë të gjithë.Kanë shpëtuar vetëm ata që nuk kanë ndodhur për momentin aty.

Tani në Qafë lartësohet një përmendore që përjetëson aktin heroik të Sulltana Qafës, por që shërbën edhe si dëshmi historike, jo i jetesës së shqiptarëve, por i mbijetesës së tyre,edhe pse në trojet e veta amtare.

@tn.lajmelokale
@tetovanews