Ballina Sport Një kapiten, një qendërmbrojtës dhe një portier: Ja si trukohet një ndeshje...

Një kapiten, një qendërmbrojtës dhe një portier: Ja si trukohet një ndeshje futbolli

Një kapiten ekipi, qendërmbrojtësit dhe portieri janë lojtarët që zakonisht kontaktohen për të trukuar një ndeshje futbolli.

Ndërmjetësit që kontaktojnë pjesëtarët e klubit mund të jenë lojtarë që sapo kanë dalë në pension, ose janë shumë pranë. Ata kanë kontaktet e nevojshme për të bërë këtë detyrë.

Pagesa është e ndarë në dy faza, në të parën paguhet me para në dorë në prag të ndeshjes dhe e dyta pas ndeshjes, nëse arrihet rezultati i dëshiruar.

Oficeri i integritetit të La Liga-s Inaki Arbea ka shpjeguar për Marca-n procesin që ndjek Federata Spanjolle e Futbollit për të kapur ndeshjet e shitura.

“Hapi i parë është parandalimi, teksa kemi vizituar të gjitha dhomat e zhveshjes në La Liga Santander, La Liga 1, 2, 3, Liga Iberdrola dhe Liga Nacional de Futbol Sala,” shprehet ai.

“Mbajmë seminare ku shpjegojmë se çfarë është e ndaluar të bëhet dhe japim instruksione bazike se si të sillesh në situata të tilla, dhe funksionon shumë mirë.”

Nuk është e pazakontë që ndeshjet të shiten dhe kjo ndodh në sfida ku dy skuadrat luftojnë për mbijetesën ose luajnë për një vend në Europë sezonin tjetër.

Ka ndodhur shumë herë që shitjet e ndeshjeve janë ndaluar përpara se të ndodhnin. Gjithashtu përdoret edhe sistemi kompjuterik TYCHE, që monitoron bastet që vendosen për ndeshjet.

Nëse TYCHE vëren baste të pazakonte në një ndeshje të caktuar, siç ndodhi te sfida e Huesca-s me Gimnastic de Tarragona, atëherë informacioni merret dhe i dërgohet policisë.

Nëntë persona janë arrestuar të martën nga policia spanjolle për përfshirjen e tyre në trukime ndeshjesh.

@tn.lajmelokale
@tetovanews