Ballina Argëtim Showbiz Një histori tjetër mashtrimi, shoqja e ngushtë tregon se si e plaçkiti...

Një histori tjetër mashtrimi, shoqja e ngushtë tregon se si e plaçkiti Loredana Zefi

Reperja Loredana Zefi ishte arrestuar me 7-të maj nën dyshimin se kishte mashtruar një çift zviceran rreth të 50-tave, duke u marrë rreth 900 mijë franga bashkë me vëllanë e saj Beratin, i cili megjithatë nuk dënohet meqenëse paratë ia kishin dhënë vullnetarisht.

Çifti zviceran e kanë paditur Loredanën ndërsa policia e kantonit të Luzernit e ka arrestuar 23 vjeçaren të Martën.

Por përjashtuar kësaj historie, agjencia e lajmeve zvicerane 20 Minuten, shkruan sot se ky nuk është një rast i izoluar.

Fotografja shqiptare nga gjermania Dorentina V. i kishte lajmëruar në gusht të vitit 2017-të, Loredana Zefin dhe vëllanë e saj Qëndrimin për mashtrim.

“Loredana dhe vëllai i saj Qëndrimi më kanë mashtruar”, ka deklaruar 23 vjecarja për mediumin zviceran. “Askush s’e njeh Loredanën e vërtetë, ka thënë ajo”.

“Loredana”, thotë Doruntina, “ma ka vjedhë kredit kartelën time derisa unë pata kaluar një natë në apartamentin e vëllait të saj me 2 korrik të vitit 2017-të në Kosovë.


Pas kësaj, vëllai i Loredanës Qëndrimi, të cilin Dorentina s’e ka takuar kurrë, kishte bërë pagesa me kartelën e saj.

Madje sipas transaksioneve, Qëndrimi kishte luajtur bixhoz në internet me 6-të Korrik të 2017-tës dhe kishte harxhuar 370 franga, ndërsa një ditë më vonë ai kishte rezervuar një fluturim me Easyjet nga Zvicra për në Kosovë.

Në gusht të vitit 2018-të, qëndrimi ishte denoncuar për mashtrim dhe ishte dënuar me një gjobë, e po ashtu ishte detyruar t’ia kthente paratë Dorentinës.

Pasi Dorentina kishte ardhur në Kosovë, ajo thotë se Loredana mbante edhe armë në xhepin e saj.

Ndërsa të tërë vjedhjen që i ishte bërë, e kishte kuptuar kur ishte kthyer në Gjermani, kur nuk mund të blinte as edhe një gjë me kredit kartelat e saj.

“Kompania e kredit kartelës më tha se kisha rezervuar fluturime e kisha luajtur bixhoz në internet. Më ishte bllokuar kartela”. Ato momente, Dorentina s’kishte ide se këtë e kishte bërë Loredana. Vetëm kur i kishte marrë dokumentet nga kompania e e kishte parë adresën e Qëndrimit aty dhe fotografinë e tij, e kishte kuptuar që ata e kishin vjedhur.

Ndërsa kur Dorentina ishte konfrontuar me Loredanën, reperja e fajësonte kompaninë e fluturimeve për këtë.

Sidoqoftë, Dorentina kishte vendosur që të kthehej dhe ta gjente Lioredanën në apartamentin e Mozzikut në Kosovë. Ajo i donte edhe rrobat që Loredana nuk ia kishte kthyer pas xhirimeve bashkë. Dorentina thotë se Loredana ia ktheu disa nga rrobat, por jo të gjitha.

“Unë po rrija te dera e banesës, ndërsa ajo mbante një revole në xhep. I bërtita dhe i thashë çfarë je duke bërë?????”

Loredana i kishte thënë që: “Duhet të bëhesh fillimisht dikushi, e pastaj do merrem me ty”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews