Ballina Kronika Ngjarje e rëndë në Bogovinë, humb jetën punëtori i ndërmarrjes komunale

Ngjarje e rëndë në Bogovinë, humb jetën punëtori i ndërmarrjes komunale

Sot (20 maj), rreth orës 11 e 30 minuta, në Sektorin për Punë të Brendshme – Tetovë, është denoncuar aksident trafiku me pasoja vd*ekje, i cili ka ndodhur në rrugën lokale në fshatin Pirok, ku mjeti ngarkues me targa të Tetovës, pronë e Ndërmarjes komunale publike Sharri nga fshati Bogovinë, i drejtuar nga 55-vjeçari A.F. nga fshati Bogovinë, duke lëvizur mbrapa ka aksidentuar 40-vjeçarin O.M nga i njëjti fshat, i punësuar në NKP Sharri.

Nga aksidentimi personi O.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku iu është nënshtruar plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Organet kompetente kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe punohet në përcaktimin e shkakut dhe rethanave të këtij aksidenti.

Loading...