Ballina Shëndeti Mungesa e hekurit, si ta siguroni nëpërmjet ushqimit

Mungesa e hekurit, si ta siguroni nëpërmjet ushqimit

Nevojat për hekur plotësohen nëpërmjet ushqimit, ose suplementeve plotësuese të rekomanduara nga mjeku specialist.

Hekuri në ushqime gjendet kryesisht tek produktet me bazë shtazore (mishi, shpezët, peshqit), si dhe në ushqimet bimore, të tilla si: drithëra, bishtajore, gruri, arra dhe perime.

Por vetëm një sasi e vogël e hekurit që merret me ushqime të ndryshme zakonisht thithet. Kjo sasi varet nga lloji i hekurit në ushqim. Disa ushqime me origjinë shtazore si: mishi, mëlçia janë burim shumë i mirë për hekurin, i cili përthithet më lehtë nga organizmi.

Ndërsa në disa ushqime me origjinë bimore, siç janë zarzavatet jeshile, drithërat, bishtajat, etj, hekuri gjendet në një formë që nuk përthithet mirë nga organizmi.

Ndaj, shtimi i perimeve dhe frutave që përmbajnë acid ascorbic (vitamin C) mund të dyfishojë, apo trefishojë përthithjen e hekurit nga ushqimet me orgjinë bimore. Në këto raste çdo vakt preferohet të përmbajë të paktën 25 mg të vitaminës C.

@tn.lajmelokale
@tetovanews