Ballina Kronika Misteri/Të zhdukura që nga 2 prilli, gjenden nënë e bijë në Britaninë...

Misteri/Të zhdukura që nga 2 prilli, gjenden nënë e bijë në Britaninë e Madhe

Nëna shqiptare 24-vjeçare Sebjana Myzeqari dhe vogëlushja e saj Enissa, të cilat ishin shpallur të zhdukura në Doncaster, janë gjetur shëndoshë e mirë.

Sipas “BBC” nënë e bijë janë gjetur nga policia pasi që prej 2 prillit nuk dihej asgjë për to.

Pasi i kishte shpallur nënë e bijë të humbura, policia deklaroi më herët edhe shqetësimin për gjendjen e tyre shëndetësore.

Por, ato janë tani “të sigurta dhe shëndoshë e mirë” është bërë e ditur nga autoritetet, teksa nuk është dhënë asnjë informacion shtesë rreth zhdukjes së tyre.

Më herët në media është raportuar se Sebjana kishte emigruar prej tre vitesh nga Shqipëria në Doncaster të Britanisë dhe jetonte vetëm me të bijën, por bënte një jetë të izoluar dhe nuk kishte shumë miq.

Loading...