Ballina Kronika Misteri/Dëshmoi kundër futbollistëve të kombëtares, modelja ruse bie nga ballkoni

Misteri/Dëshmoi kundër futbollistëve të kombëtares, modelja ruse bie nga ballkoni

Dëshmitare kyçe e një gjy*qi të rëndësishëm në Rusi, që bëri të dënohen dy futbollistë të famshëm, ka rënë nga ballkoni i një hoteli në Republikën Çeke.

Modelja e quajtur Ekaterina ‘Katja’ Bobkovi është në gjendje ko*me, pasi ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në një resort malor në Boheminë lindore.

Policia çeke nuk ka gjetur asnjë dëshmitar lidhur me ngjarjen e mbuluar me mister, ndërsa pritet që vetë modelja të përmendet e të rrëfejë atë që ka ndodhur.

Ngjarja mori vëmendje të madhe pasi 31-vjeçarja ishte dëshmitare kyçe në gjy*qin kundër futbollistëve të kombëtares ruse, Mamajev dhe Kokorin, të cilët u dënuan me nga 17 dhe 18 muaj për dhu*nimin e një zyrtari rus në gjendje të de*hur.

@tn.lajmelokale
@tetovanews