Ballina Sport Milani jashtë Champions-it rrezikon pesë titullarë, edhe Piatek mes tyre

Milani jashtë Champions-it rrezikon pesë titullarë, edhe Piatek mes tyre

Kuqezinjtë do të luajnë një pjesë të rëndësishme të së ardhmes së tyre kundër Bologna, sonte në “San Siro”, nga ora 20:30.

Milani, absolutisht e ka jetike një fitore, për të mbetur në korsinë e Ligës së Kampionëve, një objektiv themelor për klubin.

Sipas raporteve të “La Repubblica”, merkatoja e transferimeve të Milanit do të varet tërësisht nga rezultati i këtij sezoni, veçanërisht në lidhje me lojtarët që mund të largohen.

Në fije të perit do të ishin pesë emra të mëdhenj: Kessié, Romagnoli, Suso, Donnarumma dhe Piatek, për arsye financiare.

Sulmuesi polak mbërriti në janar te kuqezinjtë për 35 milionë euro nga Genoa. Ai është shumë i kërkuar në merkato.

Për të do të ketë interesim edhe nga Real Madridi, i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për polakun.

Megjithatë, shitja e Piatek do të bëhej hipotezë me të vërtetë e besueshme nëse Milani nuk arriti as në Ligën e Europës.

Gattuso dhe të tijtë kanë edhe katër ndeshje në dispozicion për ta ndryshuar të ardhmen e tyre, ndërsa hapat e gabuar nuk lejohen më.

Kualifikimi në Ligën e Kampionëve është një kusht i domosdoshëm për të mos pasur “revolucion”, nga i cili rrezikojnë të gjithë: nga trajneri deri tek emrat më me ndikim te Milani, përfshirë edhe Piatek.

Ky i fundit, pa kuqezinjtë në Champions, konsiderohet shumë i kushtueshëm…

@tn.lajmelokale
@tetovanews