Ballina Kronika Mësuesja 24-vjeçare që ndërroi jetë në gjumë besimtare myslimane, hëngri syfyr, por…

Mësuesja 24-vjeçare që ndërroi jetë në gjumë besimtare myslimane, hëngri syfyr, por…

Lindita Preteni, mësuese në shkollën “Fazli Greiçevci” në Mitrovicë ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e djeshëm.

Mediat kosovare raportojnë se 24-vjeccarja, pasi kishte ngrënë syfyr kishte fjetur dhe pastaj ishte gjetur pa shenja jete në shtrat.

Shuarja e mësueses u bë e ditur përmes një postimi në Facebook nga faqja e kësaj shkolle. Në njoftim thuhej që Lindita do mbetet e paharruar për ta dhe për nxënësit e saj, që me padurim prisnin festën e Abetares.

“Ajo ishte një engjëll, me virtyte te larta ku beri për vete te gjithë stafin dhe komunitetin. Ende s’po e besojmë. LINDA do mbetesh e paharrueshme për ne! Për nxënësit e tu, qe me padurim prisnit Festen e Abetares”, shkruhet në njoftimin e shkollës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews