Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut e treta ndër vendet më të varfra të Evropës

Maqedonia e Veriut e treta ndër vendet më të varfra të Evropës

Shkup, 14 maj – Shqipëria është vendi i 4-t më i varfër në Europë, sipas një klasifikimi të ri të revistës “Global Finance”. Klasifikimi merr si kriter bazë Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë, të shprehur në Paritetin e Fuqisë Blerëse. Pra, prodhimi kombëtar konvertohet në standardin e secilit vend, se çmund të bësh me aq para në secilin prej 191 vendeve të botës, shkruan gazeta KOHA.

Me PBB në 14.102 dollarë për frymë në Paritetin e Fuqisë Blerëse, Shqipëria renditet e 96-ta në botë. Krahasuar me rajonin, vetëm Kosova është më keq se ne, e renditur e treta në Europë. Mali i Zi me 19.908 dollarë, Serbia me 18.567, Maqedonia e Veriut me 16.455, Bosnje Hercegovina me 14.164, si dhe Kosova me 12.154 mbyllin klasifikimin e rajonit sipas pasurisë.

Dy vendet e vetme më të varfra se Shqipëria dhe Kosova në Europë duket të jenë Ukraina dhe Moldavia, thotë “Global Finance” në klasifikimin e vendeve më të pasura të botës. Në krye të klasifikimit global qëndron Katari me 134 mijë dollarë PBB për frymë të shprehur në PPP. Në fund të klasifikimit global ndërkohë qëndron Burundi me vetëm 727 PBB për frymë. (koha.mk)

@tn.lajmelokale
@tetovanews