Ballina Bota Macron-Merkel, “sherr” për presidentin e ri të KE-së

Macron-Merkel, “sherr” për presidentin e ri të KE-së

Çështja e presidentit të ri të Komisionit Europian ka futur në konflikt presidentin francez Macron dhe kancelaren gjermane Merkel. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, dy liderët nuk bien dakord mbi mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për president të KE.

Presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel nuk dëshirojnë të shfaqin mosmarrëveshje në lidhje me figurën e presidentit të ri të Komisionit Europian.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, që citon burime pranë pallatit Elize, Macron dhe Merkel duan ta përfundojnë procesin në mënyrë ideale brenda qershorit. Megjithatë, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar mes tyre, dy liderët kanë shprehur edhe diferenca sa i takon përzgjedhjes së presidentit të ri të KE.

Macron i ka thënë Merkel se dëshiron që Këshilli Europian të caktojë në një takim që zhvillohet të martën sistemin e përzgjedhjes, i cili sipas tij nuk duhet të jetë automatik.

Nga ana e saj, Merkel duket se e parapëlqen sistemin në fjalë. Sidoqoftë, Macron është besimplotë se shumica e vendeve anëtare janë dakord me të, kanë deklaruar burimet për “Reuters”.

Gjatë bisedës telefonike Macron ka shtuar se kandidatët që do të garojnë për Komisionin, të caktuar nga partitë përpara zgjedhjeve europiane, janë legjitime. Kjo, pavarësisht se zgjedhja e presidentit të ri duhet të reflektojë rezultatet e votës së të dielës.

Grupi i tretë më i madh në Parlamentin Europian, liberalët e qendrës pjesë e të cilës është dhe partia e Makron, duhet të jetë pjesë e procesit të seleksionimit – i ka thënë presidenti francez homologes gjermane./ABC News Albania

@tn.lajmelokale
@tetovanews