Ballina Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Basha: Rama do lutet të ketë fatin e Gruevskit...

LAJM I FUNDIT/ Basha: Rama do lutet të ketë fatin e Gruevskit (VIDEO)

Pas dhun ës së djeshme policore mbi protestuesit dhe Sekretarit Organizativ të PD-së Sahit Dollapi kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për gazetarët. Basha u shpreh se Rama është shumë i shkëputur nga realiteti që sheh.

“Kështu nuk mund të vazhdohet. Jetojmë në një vend anormal, me politikë anormale dhe me qeveri anormale. Pse ndodh kjo? Pse ndihen kaq të shkëputur njerëzit nga qeveria dhe politikbërja? Arsyeja është filli që i bashkon krizat e bashkatdhetarëve.

Është humbja e drejt peshimit që mban një shoqëri bashkë. Prej 6 vitesh vendi nuk qeveriset, por sundohet. Kriza politike është fillesa e krizës kushtetuese dhe sociale që po kalon vendi”, – u shpreh Basha.

“Sot ora pas dramës së brendshme dhunës së parë nga gjithë shqiptarët dhe gjithë bota. Mos bëj të fortin pas autoblindave pas gazit lotsjellës, nuk do marrësh pushtet me dhunë. Në rastin më të mirë do lutesh që të kesh fatin e Nikola Gruevskit” – u shpreh Basha. ©LAPSI.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews