Ballina Kronika Ky është 18 vjeçari nga Tetova që humbi jetën në aksident (FOTO)

Ky është 18 vjeçari nga Tetova që humbi jetën në aksident (FOTO)

Në ora 23 ka ndodhur një aksidеnt i rëndë në rrugën 160 në Tetovë ku një i ri 18 vjeçar ka ndërruar jetë.

Sipas informatave të Pa Censurë i riu që humbi jetën është Sh.L. ndërsa ka ngelur i lënduar rëndë E.M dhe B.Sh. të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Klinik të Shkupit.

Bashkë me to në veturë kanë qenë edhe tre vajza të cilat janë me lëndime të lehta trupore.

Sipas informatave jozyrtare të dy veturat, njëra e tipit “Audi” dhe tjetra “Renault” kanë bërë gara shpejtësie ku dhe vozitësit kanë humbur kontrollin e automjeteve e më pas janë përplasur te  drunjtë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews