Ballina Kronika Kush e ekzekutoi supërgrabitësin? Havari: Ja përse u eleminua Admiri nga shokët!

Kush e ekzekutoi supërgrabitësin? Havari: Ja përse u eleminua Admiri nga shokët!

Analizimi i provave në bllok të çon vetëm në një konkluzion për ish-drejtuesin e policisë Havari. Sipas tij, ballafaqimi i fakteve në vendngjarje tregon se Admir Murataj është eliminuar nga shokët e tij.

“Versioni i dytë i bie që të jetë te grabitësit, është një lloj akt human që shteti policia apo strukturat kur u janë vrarë shokët i kanë marrë me vete, edhe grabitësit kanë atë unitetin me njëri-tjetrin nuk mund ta linin të braktisur këtu koka e këmbët andej, për mua është shumë e qartë”, tregon Mitat Havari.

“Sigurisht nuk duhet dalë se kush ka qëlluar nëse do ishte nga policia por predha nuk ka dalë nga armët e policisë. Nëse nuk ka dalë nga policia dyshimi bie mbi anëtarët e tjerë. A është goditur gabimisht në shkëmbim zjarri apo qëllimisht kjo duhet provuar nga hetimet”, tha Artan Hoxha.

Në analizën që bën për ngjarjen, ish-drejtori i policisë Arben Hajdarmataj, tregohet disi më i rezervuar për të arritur në konkluzion. Ai, i lë të hapura të gjithë variantet.

“Nuk përjashtohet asnjë lloj variant, asnjë lloj mundësie se ka shumë variante që edhe mund të jetë vrarë nga shokët, mund të jetë vrarë nga shkëmbimi dhe shokët e kanë lënë…”, tha Arben Hajdarmataj.

Ai thotë se më parë duhet sqaruar nëse ka pasur shkëmbim zjarri, apo të shtënat kanë qenë thjesht parandaluese, pra në ajër.

“Në momentin që ka shkëmbim zjarri mes policisë dhe autorëve më e shumta mundësi është që të jetë vrarë nga policia”, tha Arben Hajdarmataj.

Hajdarmataj thotë se zgjidhja e këtij misteri mund të vijë nga eksperimenti që mund të bëjë grupi hetimor në terren. Deri më sot, policia nuk është shprehur me një variant zyrtar për vrasjen e Admir Muratajt, nëse e eliminuan ata apo shokët e tij grabitës.

“Prokurori bën një eksperimentim hetimor i cili nëse nga ku ndalu furgoni policisë, dhe në vendin që është gjet viktima, ka fushëpamje, ka mundësi të ndodhë qitja, pra ka shumë elementë që duhen sqaruar, këndi plumbit, a ka kodra, gjethe, drunj…”, tha Arben Hajdarmataj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews