Ballina Aktualitet Kujdes! Policia Rrugore me kontrolle të shtuara në Tetovë dhe Gostivar për...

Kujdes! Policia Rrugore me kontrolle të shtuara në Tetovë dhe Gostivar për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë

Në rajonin që mbulon Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, dje prej ora 8 deri ora 16, është realizuar aksion kontrollues në të cilin gjithësej janë përfshirë 62 vetura (TE-37 dhe Gv-25) nga të cilët 41 janë dërguar në Stacionin për kontroll teknik (TE-21 dhe GV-20).

14 prej tyre kanë rezultuar teknikisht të pargullta (TE-6 dhe GV-8), gjegjësishtë janë konstatuar parregullsi në paisjet e ndalimit (frenat) kështu që veturat teknikisht të paregullta, menjëherë janë hequr nga trafiku.

Krahas kësaj, është konstatuar se, një veturë në Tetovë, ka qenë me afat të skaduar të regjistrimit dhe një vozitës në Gostivar nuk u është përmbajtur përkufizimeve të parapara ligjore për vozitës fillestarë.

Shkeljet e konstatuara gjatë këtij aksioni kontrollues, janë rumbullaksuar me 17 fletëpagesa për kundërvajtje (TE-9 dhe GV-8), 4 kërkesa për vazhdimin e procedurës për kundërvajtje për prsonin juridik (TE-1 dhe GV-2) dhe me 2 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje (TE-1 dhe GV-1).

Qëllimi i këtij aksioni kontrollues, është që në kohë të bëhet, zbulimi, sanksionimi dhe menjanimi i pargullsive teknike tek automjetet pjesmarës në trafik, si dhe lloje tjera të shkeljeve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews