Ballina Bota Kompleksi tregtar kaplohet nga zjarri, 19 persona humbin jetën në Indi –...

Kompleksi tregtar kaplohet nga zjarri, 19 persona humbin jetën në Indi – pamjet tregojnë se si njerëzit hidheshin nga ndërtesa (Video+Foto)

19 të rinj kanë humbur jetën kur në kompleksin komercial katër katësh Takshashila në Surat të Guxharatit në Indi ka shpërthyer një zjarr masiv, transmeton flurudha.com.

Nga pamjet e filmuara, shihet se si shumë të rinj hidhen nga kati i tretë dhe i katërt i ndërtesës ku ishte një qendër stërvitore duke humbur jetën. Një pjesë e tyre u asfiksuan nga tymi i madh

Kryeministri i Indisë,Narendra Modi ka shprehur ngushëllimet për familjet e të rinjve që humbën jetën.

“Jam shumë i pikëlluar nga tragjedia në Surat, dua që të plagosurit të shërohen shpejt”, shkroi Modi në llogarinë e tij të Twitter, duke shtuar se ai urdhëroi autoritetet të ndihmonin vik*timat.