Ballina Aktualitet Kultura Kadare rrëfehet përpara jetimëve: Kur isha 12 vjeç, falsifikova lekë

Kadare rrëfehet përpara jetimëve: Kur isha 12 vjeç, falsifikova lekë

Shkrimtari Ismail Kadare ka shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Jetimëve për të thënë disa detaje nga jeta e tij.

Një ndër to është momenti kur e arrestuan në klasë, pas një episodi të cilin ai e quan prapësi.

“Kam qenë 12 vjeç me një shokun tim të klasës, gjetëm disa shkronja plumbi, na shkrepi në kokë të bënim 5 lekëshe false.

Nuk kishte patur raste më parë të bëheshin monedha false në atë kohë. Policia dërgoi një polic dhe na arrestoi në klasë, u bëmë të famshëm për keq.

Dikush ma përmendi në biografinë time”, rrëfeu Kadare.

Ndër të tjera ai shprehu domosdoshmërinë që e gjithë shoqëria të bëhet bashkë për të ndihmuar fëmijët jetimë.

“E gjithë shoqëria ka për detyrë t’ua lehtësojë këtë gjendje, do doja të ishte me i madh interesi dhe më i vazhdueshëm, ju keni nevojë për ngrohtësi njerëzore, nuk ju ngopin fjalët boshe”, u shpreh shkrimtari.

Sot, në Shqipëri, janë 31 mijë fëmijë jetimë, jashtë përkujdesjes prindërore e familjare.

@tn.lajmelokale
@tetovanews