Ballina Kronika Itali, ndalohet ‘Doktor K’, 27-vjeçari shqiptar i specializuar në vjedhjen e shtëpive...

Itali, ndalohet ‘Doktor K’, 27-vjeçari shqiptar i specializuar në vjedhjen e shtëpive të luksit

Policia italiane ka arr*estuar 27-vjeçarin me origjinë shqiptare Klodian Nikolli , të ashtuquajtur Doktor K, i specializuar për vjedhje në shtëpitë luksoze.

Sipas policisë, Nikolli god*iste kryesisht shtëpitë luksoze të veriut të Italisë ku grab*iste zakonisht ora luksi, piktura antike apo bizhuteri me diamante, shkruan Corriere della Sera.

Të gjitha objektet janë vjedhur në shtëpitë e Milanos, ku ai arrinte të hynte me mjeshtërinë e një hajduti dhe në sajë të pamjes së pafajshme: flokët të rregullt, fytyrë e pastër, xhaketë dhe kravatë dhe elokuenca e mirësjellja me të cilën paraqitej.

Kjo nuk është hera e parë kur “Doktor K” ka rënë në pran*gat e policisë italiane. I aku*zuar për disa vjedhje të ndryshme në provincën e Lombardisë, Nikolli u deportua njëherë në Shqipëri në vitin 2016, por më pas ishte rikthyer sërish në Itali.

Në shtëpinë e tij iu gjetën 4 mijë euro dhe objekte të vjedhura me vlerë si piktura, byzylykë floriri dhe ora të ndryshme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews