Ballina Kronika Informacioni nga policia për aksidentin tragjik në Tetovë (VIDEO+FOTO)

Informacioni nga policia për aksidentin tragjik në Tetovë (VIDEO+FOTO)

Një djalë 18-vjeçar nga Tetova e humbi jetën gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 e 30 minuta në udhëkryqet e rrugëve 160 dhe 161 në afërsi të kazermës së Tetovës. Në aksident janë lënduar katër persona, prej të cilëve një me lëndimet të rënda. “Deri te aksidenti ka ardhur për shkak përplasjes së dy automjeteve, audi që e ka drejtuar një 17 vjeçar dhe reno megani që e ka drejtuar një 19 vjeçar.

Pas aksidentit jetën e ka humbur 18 vjeçari SH.L i cili ka qenë bashkudhëtarë në audi. Bashkudhëtari i dytë është lënduar rëndë, pastaj është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup”, informon Marian Josifovski”, zëdhënës i SPB Tetov.

Organet kompetente kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes,  pas së cilës në mënyrë shtesë duhet t’i konfirmojë arsyet.

LAJMET MË TË REJA
Loading...