Ballina Kronika I premtoi licensë mësuesje dhe studim jashtë për djalin, 49 vjeçari i...

I premtoi licensë mësuesje dhe studim jashtë për djalin, 49 vjeçari i zhvat 10 mijë euro shqiptares

Një person ka përfunduar në pranga ndërsa dy të tjerë u proceduan në gjendje të lirë nga autoritetet policore në Shkodër, për akuzën e mashtrimit e korrupsionit. I arrestuari është një 49-vjeçar me banim në Librazhd, i cili gjatë muajit Janar të 2018-s dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një gruaje shumën prej 6000 eurosh për të marrë provimin e licencës së mësuesisë, si dhe 4000 Euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj. I njëjti person, sipas policisë, ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek një punonjës i arsimit me iniciale E.S.

49-vjeçari, të cilin policia e identifikon vetëm me iniciale B.A. akuzohet për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mashtrimi”, vepra për të cilat rezulton i dënuar edhe më parë.

Ndërkohë, autoritetet proceduan në gjendje të lirë B.P., për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe E.S. për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews