Ballina Aktualitet Grabitja/ Murataj me “spiunë” brenda TIA-s? Eksperti: Në Rinas punësohen kushërinj, jo...

Grabitja/ Murataj me “spiunë” brenda TIA-s? Eksperti: Në Rinas punësohen kushërinj, jo ekspertë

Në vendngjarje, mbetet një provë mjaft e vyer, siç ishte furgoni, dhe një viktimë. Pranë trupit, gjendet një kallashnikov dhe një granatë e pashpërthyer.

Këto prova dhe përballja me bandën u cilësuan sukses, por, shteti ishte sfiduar edhe njëherë në aeroportin e vetëm ndëkormbëtar, vend i rëndësisë së veçantë.

Ish-shefi i komisariatit i fajëson të gjithë, por ai bën një denoncim të fortë ndaj koncesionarit që sipas tij ka punësuar njerëz të paaftë përmes lidhjeve nepotike. Ai hedh dyshimet pikërisht te stafi i TIA-s për rrjedhje informacioni.

“Nga nepotizmi, gjithë njerëzit që punojnë në Rinas janë kushërinj njëri me tjetrin, dhe nuk e di sa i kanë kryer punën e vetë si policia, si ICTS, të gjithë për ti marrë në punë, a i kanë bërë verifikimet apo jo, aty punojnë edhe punonjës sezonale kur rritet fluksi i njerëzve si në hyrje dhe dalje”, tregon Zijadin Allaraj, ish-shef i Komisariatit të Rinasit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews