Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Gjermania, e vetmja zgjidhje për banorët e Likovës (VIDEO)

Gjermania, e vetmja zgjidhje për banorët e Likovës (VIDEO)

Largimi i të rinjve nga komuna e Likovës drejt vendeve të Perendimit po merr përmasa shqetësuese. Migrimi duket se është tema kryesore në këtë rajon, shkruan gazeta Lajm. Kjo vërehet në komunikimin e parë me banorët. Nuk ka problem që trajtohet në këtë rajon, ku të rinjtë nuk e përfshijnë temën e largimit nga vendi. “Si të jetojmë me gjithë këto probleme këtu. Vetëm t’i marrim vizat dhe do të ikim.

Nuk kthehemi këtu 10 vite”, u shprehen para kamerës disa të banorë të fshatit Opajë derisa ekipi i gazetës Lajm po trajtonte problemin me rrugën e shkatërruar në hyrje të fshatit Llopat. Gazeta Lajm ka vizituar edhe fshatrat tjerë të rajonit të Likovës, ikja e rinisë nga vendlindja vazhdimisht rritet. Migrimi ka prekur edhe rajonet tjera të Maqedonisë së Veriut, ndërsa autoritetet janë treguar të pafuqishme përballë këtij trendi negativ gjithnjë në rritje./Gazeta Lajm

@tn.lajmelokale
@tetovanews