Ballina Lajmet kryesore Gjendje e jashtëzakonshme në Bosnjë dhe Hercegovinë: Përmbytje, rrëshqitje dheu, rrugë të...

Gjendje e jashtëzakonshme në Bosnjë dhe Hercegovinë: Përmbytje, rrëshqitje dheu, rrugë të bllokuara… (VIDEO+FOTO)

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut të cilat vazhduan edhe gjatë natës në Bosnjë e Hercegovinë shkaktuan probleme të mëdha në pjesët veriore dhe qendrore të vendit, ku erdhi deri te dalja e lumenjve nga shtretërit, për ç’arsye janë përmbytur një numër i madh i objekteve banesore dhe afariste, si dhe një pjesë e rrugëve.

Përkeqësim dramatik i gjendjes është vërejtur në rajonin e Banja Lukës dhe Doboj, ku lumenjtë Vërbanja dhe Vërbas iu kërcënohen banorëve lokal, njofton Hina.

Prefekti i Banja Lukës Igor Rdojçiq shpalli gjendje të jashtëzakonshme në një pjesë të komunave të qytetit, por sot në mëngjes informoi se gjendja ngadalë po normalizohet dhe se tani për tani nuk ka kërcënime për përmbytje të mëdha. Në disa pjesë të qytetit Doboj janë evakuuar banorët lokal.


Edhe mëtej është vështirësuar komunikacioni në magjistralen nga drejtimi Doboj drejtë Sarajevës, e cila i lidh pjesët qendrore të BeH dhe Kroacisë.

Përmbytje me intensitet më të madhe janë shënuar në rajonin e Magllaj, ndërsa më kritike ka qenë nëpër fshatrat, ku uji ka shkaktuar dëme të mëdha në objektet banesore dhe ndihmëse, si dhe kulturave bujqësore. Niveli i lumit të Bonjës afër Maglajt mbrëmë u rrit për më shumë se 160 centimetra.

Loading...