Ballina Lajme Gara për Stambollin, kurdët do të përcaktojnë kryebashkiakun e ri

Gara për Stambollin, kurdët do të përcaktojnë kryebashkiakun e ri

Zgjedhjet lolake në Stamboll do të përsëriten më datë 23 qershor, pas vendimit të Komisionit të Lartë Zgjedhor në javën e shkuar për të anuluar garën vendore, ku kryesoi kandidati socialdemokrat, Ekrem Imamoglu nga Partia Republikane e Popullit (CHP). Për shkak të diferëncës së ngushtë në kufi të balotazhit në përballjen mes Imammoglu-së dhe pretendentit rival të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), ish-kryeministrit Binal Yildirim, mendohet se zgjedhësit kurdë do të luajnë një rol vendimtar në përcaktimin e kryebashkiakut të ri të Stambollit.

Në këto rrethana, në mediat turke spekulohet mbi mundësinë e një lëvizjeje taktike të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, i cili në këmbim të rishtënies në dorë të një epiqëndreje aq të rëndësishme për jetën politike dhe sociale të Turqisë siç është Stambolli, do të nisë një proces të ri paqësor me popullsinë kurde.

Presidenti Erdogan kërkoi anulimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve pas arrestimit të disa personave nën akuzën e implikimit manipulativ në garën elektorale, përfshirë këtu punonjës të administratës lokale, që dyshoheshin për lidhje me ish-imamin turk dhe “armikun e përbetuar”, Fetullah Gylenin-in. AKP-ja në ankesat shkrimore drejtuar organit të zgjedhjeve, pretendonte se në 39 zona zgjedhore të Stambollit, ka patur parregullsi dhe korrupsion gjatë procesit të votimit.

Bonus video:
Loading...