Ballina Kronika Fotoja e rallë e 2014 – si dukej Admir Murataj pas operacioneve...

Fotoja e rallë e 2014 – si dukej Admir Murataj pas operacioneve plastike

Emisioni investigativ “Top Story” ka publikuar një foto që s’ka qarkulluar në media më parë, e cila është realizuar në vitin 2014.

Aty duket Admir Murataj, supergrabitësi i ndjerë i Rinasit përkrah vëllait të tij Can Murataj, por shumë më ndryshe nga fotoja zyrtare që zotëron policia.

Murataj ka bërë ndërhyrje kirurgjikale menjëherë pasi është kthyer në atdhe pas arratisjes nga Greqia për t’u dukur një tjetër person, pra jo ai që njihnin autoritetet.

Në foto shihet se ai ka hequr gropën në mjekër dhe ka ndryshuar formën e fytyrës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews