Ballina Sport EURO 2020/ Islandë-Shqipëri, dalin në shitje biletat

EURO 2020/ Islandë-Shqipëri, dalin në shitje biletat

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit së kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Islandë-Shqipëri, përballje e cila do të zhvillohet në datën 8 qershor 2019, ora 13:00 me orën islandeze dhe 15:00 me orën tonë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Laugardalsvöllur”, adresa Laugardalur IS-104, Reykjavik, Islandë.

Biletat për përballjen e kuqezinjve, do mund ti blini online në websitin e FSHF-së , BILETA. Në shitje do të gjeni 2 kategori biletash si mëposhtë:

Biletat në sektorin J dhe K kushtojnë 5,330.00 L.
Biletat në sektorin B kushtojnë 7,280.00 L.

@tn.lajmelokale
@tetovanews