Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Ende i paqartë fati i qindra administratorëve që rrijnë në shtëpi dhe...

Ende i paqartë fati i qindra administratorëve që rrijnë në shtëpi dhe marrin rroga?!

Në Ministrinë e re për Sistem Politik nuk janë të parashikuar punësime të reja, por do të ketë transferime nga Sekretariati për Marrëveshje të Ohrit, ndërsa më në fund do të zgjidhet edhe problemi me të punësuarit sipas kësaj marrëveshje. Këtë e ka deklaruar sot ministri për Shoqëri Informative dhe Administratë, Damjan Manevski.

Sipas Mançevski, kanë përfunduar procedurat për angazhim të një pjesë të punësuarve sipas Marrëveshjes së Ohrit, të cilëve nuk u ishte caktuar vend pune, ndërsa në kohë shumë të shkurtë kjo do të bëhet edhe me të tjerët pasi përfunduan zgjedhjet presidenciale dhe nuk ka kufizime ligjore, përcjellë Shenja.

“Për qindra prej tyre ka përfunduar procedura, ndërsa për të tjerët pasi përfunduan zgjedhjet presidenciale dhe nuk ka pengesa në afat sa ma të shkurt do të përfundoj, kështu që problemi pas dhjetë viteve në pjesë më të madhe është zgjidhur dhe përfundimisht do të zgjidhet”, theksoi Damjan Mançevski, ministër i Administratës. Ai tha se problemet në administratë janë grumbulluar për 30 vjet dhe për herë të parë sipas tij, kjo Qeveri ka vendosur t’i zgjidh ato dhe jo t’i fus nën tepihë. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews