Ballina Shëndeti E përkthyer në të gjitha gjuhët e botës, receta 5000-vjeçare kuron sëmundje...

E përkthyer në të gjitha gjuhët e botës, receta 5000-vjeçare kuron sëmundje të ndryshme

Kjo recetë u zbulua nga komisioni i ALECSO-s, i Kombeve të Bashkuara në Ausev, në vitin 1972. E përkthyer pothuajse në të gjitha gjuhët e botës, ekzistenca e saj daton 4000-5000 vjet para erës sonë.

Uthulla e hudhrës ndihmon në mbajtjen larg të arteriosklerozës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Ajo mbron enët e gjakut dhe zemrën, kontribuon në tensionin normal të gjakut, duke e mbajtur atë në kufirin e normales, normalizon kufirin e kolesterolit në gjak, mbron muret e enëve të gjakut, pengon formimin e topthave të gjakut dhe ngushtimin e enëve të gjakut, nxit dhe rrit qarkullimin e gjakut në organizëm.

Uthulla e hudhrës është antibakterologjike dhe përdoret kundër herpesve në zorrë, kundër parazitëve, zhduk parazitët në zorrë si tenia, oksiuret dhe askaridet. Ajo forcon tretjen dhe përtërin florën e zorrëve.

Përgatitja e uthullës së hudhrës në shtëpi

Merrni 200 ml uthull molle dhe 200 gram hudhra të qëruara dhe të shtypura dhe i vendosni në një kavanoz prej qelqi që mbyllet mirë me kapak dhe nuk futet ajri, por duke lënë një hapësirë prej 4-5 cm nga kapaku i kavanozit e deri te niveli i uthullës me gjithë hudhër që gjendet brenda në kavanoz.

Pastaj e mbyllni mirë kapakun dhe e vulosni, pastaj e vendosni në frigorifer dhe e lini aty për 10 ditë pa e hapur. Pastaj në ditën e dhjetë e hapni dhe e filtroni uthullën, i largoni hudhrat ndërsa lëngun e hidhni përsëri në vazo dhe e mbyllni përsëri mirë, pastaj e vendosni në frigorifer dhe e lini për dy ditë. Në ditën e tretë është gati për përdorim.

Dobitë e uthullës së hudhrës

1.Kjo recetë shkrin të gjitha llojet e yndyrave dhe kolesterolin precipitat, përmirëson metabolizmin në trup dhe rrit fleksibilitetin e arterieve dhe venave, duke parandaluar sëmundjet: hipertensionin, infarktin në zemër, trashjen e fibrave të indeve.

2.Përmirëson shikimin dhe mbulon çrregullimet e bebëzës së syrit.

3.Nëse e ndjek rregullisht këtë recetë, rinia e qelizave të trupit përtërihet me më shumë se 10 vite.

4.Ndihmon në uljen e peshës së trupit.

Përdorimi

Ky produkt natyral ndihmon në rigjenerimin e qelizave të trupit tonë. Thjesht mund të hidhni 1-2 lugë gjelle nga kjo uthull në gjelle ose në ujin që pini esëll në mëngjes shtoni një lugë gjelle me uthull hudhre. Përgatiteni dhe përdoreni rregullisht këtë produkt të çmuar natyror dhe do të bindeni në efektet rigjenerues të saj në organizëm.

@tn.lajmelokale
@tetovanews