Ballina Sport ‘Derbi’ londinez/ Çelsi shkërmoq 4-1 Arsenalin, fiton Europa League

‘Derbi’ londinez/ Çelsi shkërmoq 4-1 Arsenalin, fiton Europa League

Chelsea shkërmoq 4-1 Arsenalin në finalen e Europa League-s, me Maurizo Sarrin që siguron trofeun e parë në karrierë. Blutë e Londrës e shfrytëzuan më së miri shthurjen totale të “Topçinjve” në pjesën e dytë, duke e tundur plot 4 herë rrjetën e portës së mbrojtur nga Chech, ndërsa finalizimi i Iwobi-t nuk i shërbeu për asgjë skuadrës së drejtuar nga Unai Emery, që humbet tashmë edhe mundësinë e fundit për ta mbyllur sezon me një trofeu prestigjioz.

Finalja e zhvilluar në Baku të Azerbaixhanit nisi e qetë, pasi të dyja skuadrat nuk dëshironin të rrezikonin, por u munduan të studionin njëra-tjetrën. Granit Xhaka shkaktoi drithërima në kampin e Chelsae-t me një goditje të fuqishme nga 25 metra që goditi traversën, ndërsa kundërpërgjigjja erdhi nga Giroud dhe Emerson që vunë në provë portierin e Arsenalit Peter Chech.

Blutë kaluan në epërsi në minutën e 49-të me Giroud, që u zhyt me kokë pas krosimit të Emerson, me Chech që këtë radhë ishte i detyruar të dorëzohej. Futbollistët e Arsenalit në vend që të mblidhnin forcat, u shpërfytyruan në fazën mbrojtëse, duke pësuar dy gola të tjerë, me autorë Pedron, që u shërbye nga Hazard dhe vetë futbollistin belg, që shndërroi në gol një 11-metërsh.

“Topçinjtë” kërkuan më dëshpërim golin për të kthyer situatën dhe e gjetën me Alex Iëobin në minutën e 69-të, por vetëm 3 minuta më vonë Hazard e pati si lojë fëmijësh realizimin e golit të katërt, i shërbyer në këtë rast nga Giroud.

Asgjë s’mund ta ndryshonte fatin e kësaj finaleje në minutat e mbetura. Chelsea meritoi plotësisht trofeun e kampionit të Europa League-s, duke mbyllur në mënyrë mjaft pozitive një sezon që u trazua shumë edhe nga zërat për largimin e Maurizio Sarrit. Për Chelsea-n kjo është hera e dytë që e fiton Europa League-n, pas suksesit të vitit 2013.

Loading...