Ballina Aktualitet Ç’po ndodh në Maqedoninë e Veriut? Rritet frikshëm numri i personave të...

Ç’po ndodh në Maqedoninë e Veriut? Rritet frikshëm numri i personave të prekur

Është rritur në mënyrë të frikshme numri i personave të prekur nga fruthi në Maqedoninë e Veriut.Raportohet se në fund të marsit numri i të prekurve ishte 26, ndërkohë aktualisht ka shkuar në 119-të.

Një tjetër problem mjaft shqetësues është fakti se mes personave të prekur gjendet një numër i konsiderueshëm mjekësh.Në Strugë paraqiten tek mjeku dy deri në tre raste fruthi në ditë, ndërkohë grupmoshat e prekura janë nga më të ndryshmet.

Personat të cilët janë të prekur nevojitet që të shtrohen sa më parë në spital pasi thuhet se vaksinimi nuk ofron një mbrojtje të sigurt.

@tn.lajmelokale
@tetovanews