Ballina Bota Çfarë po planifikon Erdogan? Turqia kërkon me urgjencë raketat ruse

Çfarë po planifikon Erdogan? Turqia kërkon me urgjencë raketat ruse

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se procesi i dorëzimit të sistemeve S-400 ndaj Turqisë përparon në përputhje me kalendarin e planifikuar dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë vonesë.

Në një deklaratë për gazetarët në kryeqytetin Nur Sultan të Kazakistanit, Peskov ka rikujtuar se dorëzimi i S-400 është vendosur të kryhet para afatit me kërkesë të Turqisë.

Pasi ka vënë në dukje se procesi i dorëzimit përparon në përputhje me kalendarin e planifikuar, Peskov tha se: “Çdo gjë përparon ashtu sikurse është planifikuar dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë vonesë”.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar në një deklaratë më parë ka thënë se SHBA-ja nuk dëshiron që Turqia të blejë S-400 dhe se nuk pasqyrojnë të vërtetën pretendimet se ajo ka dhënë afat në lidhje me këtë çështje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews