Ballina Aktualitet Çfarë do të ndodhë? Opozita protestë para Policisë së Tiranës

Çfarë do të ndodhë? Opozita protestë para Policisë së Tiranës

Opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë për ditën e sotme në orën 11:00.

Lajmi u bë i ditur mbrëmjen e djeshme nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha, menjëherë pas mbledhjes së opozitës mbajtur në orën 00:15.

Mësohet se protesta do të zhvillohet para ambienteve të drejtorisë së Policisë së Tiranës, me qëllim lirimin e sekretarit organizativ të PD-së, Sait Dollapi dhe të arrestuarit e tjerë.

Dollapi u arrestua mbrëmjen e djeshme , ndërsa nga pamjet e transmetuara në media, sekretari organizativ të PD-së u dhuna nga efektivët e policisë.

Aktualisht ai ndodhet në ambientet e spitalit Ushtarak të Tiranës, sepse kishte probleme shëndetësore.

Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar gjithashtu protestë kombëtare ditën e hënë në orën 18:30./ Opinion.al E.Xh.

Loading...