Ballina Shëndeti Çaji i bananes: Merrni më të mirat e këtij fruti dhe përmirësoni...

Çaji i bananes: Merrni më të mirat e këtij fruti dhe përmirësoni shëndetin tuaj (VIDEO)

Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se lëkura e bananes është po aq e shëndetshme sa i përket vlerave ushqyese sa vetë fruti. Lëkura përmban kalium, magnez, fibra dietike dhe vitaminën B6, B12. Problemi është se lëkura e bananës është e vështirë të tretet. Ndryshe nga frutat e tjera të tilla si dardha apo molla që mund të hahen me lëkurë, me bananen nuk mund ta bëni një gjë të tillë.

Nëse po pyesni veten si mund të përfitoni prej saj ,çaji i bananes është i duhuri!

Përfitimet shëndetësore të çajit të bananes

1.Lehtëson depresionin dhe stresin

Çaji i bananes përmban dopamin dhe serotonin, neurotransmetuesit e ndjesive të mira ! Nivelet e larta të dopaminës, serotoninës dhe triptofanit në çajin e bananës mund të ndikojnë gjithashtu pozitivisht në cilësinë e gjumit.

2.Shëndeti i syve

Karotenoidet (zeaxanthin dhe lutein), të pranishme në çajin e bananes ndihmojnë në ruajtjen e qelizave të shëndetshme dhe reduktojnë dëmtimin oksidativ.

3.Ndihmon me tretjen

Kaliumi dhe magnezi ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të muskujve të butë, veçanërisht në traktin e tretjes. Gjithashtu, ky çaj mund të ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut, dhimbjeve të barkut fryrjes etj.

4.Shëndeti i zemrës

Prania e fibrave të tretshme ndihmon në parandalimin e grumbullimit të kolesterolit të keq në arterie! Çaji bananes gjithashtu ka një ndikim pozitiv në nivelin e presionit të gjakut për shkak të përmbajtjes së tij të kaliumit, gjë që pakëson efektin e natriumit.

Receta e çajit të bananes:

Përbërësit:

1 banane e pjekur

1 litër ujë

Një majë kanelle (me dëshirë)

Përgatitja:

Vloni ujin.

Hiqni me thikë 2 skajet e bananes dhe shtojini në ujin që vlon pa e zhveshur nga lëkura

Lejeni të ziejë për 10 minuta.

Kulloni ujin dhe shtoni pak kanellë për t’i dhënë shije. Këtë çaj mund ta pini para gjumit ose gjatë ditës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews