Ballina Kronika Aksident tragjik në Tetovë: Dy makina bëjnë gara, humb jetën një 18...

Aksident tragjik në Tetovë: Dy makina bëjnë gara, humb jetën një 18 vjeçar (VIDEO)

Një aksident tragjik ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qytetin e Tetovës, më saktësisht në afërsi të “Tetovares”. tek rruga 160, ku dy makina me të rinjë kanë bërë gara.

Ndonëse pasditen e sotme në qytet ka rënë shi dhe komunikacioni është zhvilluar në rrugë të lagështa, ndoshta kjo ka ndikuar që njëra nga veturat të humb kontrollin de të del nga rruga dhe të përplaset në parkun aty afër.

Përplasja si duket ka qenë tragjike pasiqë në vend ngjarje ka humbur jetë njëri nga shofërët e makinave.

Për momentin, policia, ndihma e shpejtë dhe ekipet e zjarrfikësve janë në terren për të kryer hetimet, por sipas informacioneve paraprake thuhet se një 18 vjeçar nga Tetova është viktima që ka humbur jetën gjatë daljes nga rruga dhe përplasjes në parkun aty afër.

Sipas këtyre informacioneve, në këtë garë ishin përfshirë dy vetura, njëra e tipit  Audi dhe tjetra Renault, por kjo garë ka rezultuar me fatalitet.

https://www.youtube.com/watch?v=J_7dkKnNtDk&feature=youtu.be

@tn.lajmelokale
@tetovanews