Ballina Kronika Aksident në Gajre të Tetovës, 7 të lënduar

Aksident në Gajre të Tetovës, 7 të lënduar

Dje rreth orës 16 e 10 minuta, në rrugën regjionale Tetovë-Kodra e Diellit, në fshatin Gajre të Tetovës, ka ndodhur aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tre automjete me targa të Tetovës: Furgon ,,Ford Tranzit,, të cilën e ka drejtuar 25-vjeçari A.Xh., vetura ,,BMW,, e drejtuar nga 64-vjeçari A.R. dhe vetura ,,Mercedes,, e drejtuar nga 38-vjeçari R.R., të gjithë nga fshati Shipkovicë.

Në këtë aksident dy pasagjere të moshës 16 dhe 17-vjeçare në furgonin ,,Ford,, kanë pësuar lëndime të rënda trupore, kurse 5 pasagjer të tjerë të moshtës 16,17 dhe 19-vjeçe, kanë përfunduar me lëndime trupore.

Të gjithë të lënduarit, me anë të veturave të tjera janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës, dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore, janë lëshuar për mjekim shtëpiak.

@tn.lajmelokale
@tetovanews