Ballina Aktualitet 7 jetë të humbura nga aksidentet e ndryshme, në dy ditët e...

7 jetë të humbura nga aksidentet e ndryshme, në dy ditët e fundit (VIDEO)

Në Maqedoni shënohen shtatë jetë të humbura për 48 orë vetëm nga aksidentet në trafik. Mbrëmë pak para mesnate, pesë persona, tre meshkuj dhe dy gra, humbën jetën në një aksident trafiku në Draçevë të Shkupit. Vetura e tipit Renault 5, për arsye ende të panjohur ka dal në korsinë e kundërt dhe ka goditur kamionin që po transportonte mbeturina. Si pasojë e plagëve të marra, pesë persona kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Trupat e pajetë, me urdhër të Prokurorit Publik janë dërguar në spital për obduksion. Ndërsa nga Prokuroria thonë se po ndërmerren hapat e nevojshëm për zbardhjen e plotë të rastit.

Në fatkeqësi, shoferi J.L dhe bashkudhëtarët, S.N dhe A.T 54 vjeçar, E.T 37 vjeçar dhe I.A 40 vjeçar të gjithë nga Shkupi, kanë ndërruar jetë në vend të ngjarjes, ndërsa edhe shoferi i kamionit M.J mori lëndime nga goditja. Në vendngjarje është bërë ekspertiza nga ana e SPB-së Shkup dhe prokurori Publik. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dorëzuar për obduksion.- njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme

Edhe një vajzë dy vjeçare dje iu nënshtrua plagëve të marra pasi u godit nga një veturë me tabela të Shkupit. Shoferi me iniciale A.S 35 vjeçar, i cili dyshohet se e ka goditur vajzën, me të njëjtën veturë e ka shpie viktimën në spital e cila fatkeqësisht nuk u mbijetoi plagëve. Para 48 orësh, një 17 vjeçar nga Tetova gjithashtu ndërroi jetë pas aksidentit të dyfishtë në qytet. Nga ky aksident u lënduan edhe 3 persona të tjerë, një prej të cilëve më rëndë. Ndërkaq vazhdojnë apelet nga Ministria e Punëve të Brendshme për vozitje me kujdes të shtuar, sidomos nga maturantët. Policia bën thirrje që të shmanget vozitja në gjendje të dehur dhe pa patentë shoferi si dhe të respektohet kufizimi shpejtësisë dhe sinjalizimet në komunikacion.

@tn.lajmelokale
@tetovanews