Ballina Kronika 100 vjedhje brenda dy muajve në fshatrat e Vlorës (VIDEO)

100 vjedhje brenda dy muajve në fshatrat e Vlorës (VIDEO)

Pronat e banorëve të Bishanit në Vlorë janë vënë në shënjestër të grabitësve. Brenda dy muajve në këtë fshat dhe 4 të tjerë që janë pjesë e njësisë administrative të Novoselës janë regjistruar mbi 100 grabitje.

Vjedhjet kryhen gjatë natës dhe banorëve u marrin lekë në banesa dhe bagëtitë, raporton ABC News.

Policia është njoftuar për të gjitha rastet, por deri tani nuk është identifikuar asnjë autor.

Në këto kushte banorët po gjejnë mënyrë alternative për të mbrojtur pronat e tyre.

Banorët thonë se grupi vepron në të njëjtën mënyrë në të gjitha fshatrat, por Bishani u duket me i përshtatshëm.

Dëmi për grabitjet në këto fshatra shkon në disa milionë lekë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews